Hani hudhėr dhe mjaltė nė stomak bosh dhe forconi trupin!

Hani hudhėr dhe mjaltė nė stomak bosh dhe forconi trupin!

SHPËRNDARJE

16 Mars 2017 • 08:45 •

Hudhra është njëri nga përbërësit më të zakonshëm që përdoret në kuzhinat e mbarë botës. Ajo i jep një shije të mirë ushqimit dhe mund t’i trajtojë shumë sëmundje. Duke e ngrënë të papërpunuar mund të jetë një ilaç mahnitshëm dhe i fuqishëm. Mund ta reduktojë presionin e lartë të gjakut dhe kolesterolit, t’i parandalojë sëmundjet e zemrës dhe sulmin në zemër. Gjithashtu mund t’i ndalojë simptomat e arteriosklerozës.

Nëse keni ethe, diarre udhëtimi, ftohje, grip dhe infeksione fungale, përpiquni për t’i trajtuar simptomat me hudhër. Hudhra mund t’i lehtësojë simptomat e osteoarthritis, diabetit dhe prostatës së zgjeruar. Forcon sistemin imunitar dhe largon toksinat nga trupi. E kombinuar me qepë dhe xhenxhefil, detoksifikon trupin pas kimioterapisë.

Hudhra preferohet të konsumohet e papërpunuar. Kur e qëroni dhe copëtoni hudhrën preferohet ta lini të qëndrojë për 15 minuta para ngrënies. Ajo duhet të merret në stomak bosh. Përndryshe, trupi më vështirë e tret atë dhe nuk do t’i absorbojë vlerat e saj ushqyese. 

Komentet

comments powered by Disqus