Hulumtimi i vitit 2016: Kjo vitaminė vret qelizat kanceroze

Hulumtimi i vitit 2016: Kjo vitaminė vret qelizat kanceroze

SHPËRNDARJE

15 Mars 2017 • 21:46 •

Mënyra e re e trajtimit të kancerit mund të jetë më e lirë, e gjitha natyrale dhe, mbi të gjitha, mund ta gjeni shumë lehtë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Salfordit në Mançester kanë zbuluar se vitamina C është dhjetëfish më efektive në ndalimin e rritjes së qelizave kanceroze sesa disa ilaçe.

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se vitamina C ka ndikuar në zvogëlimin e përqindjes së vdekjeve të pacientëve me kancer të gjirit, por ky studim i ri i vitit 2017 është i pari që tregon se vitamina C mund t’i vret qelizat amë kanceroze, transmeton Telegrafi.

Për këtë eksperiment, shkencëtarët kishin matur ndikimin e shtatë substancave të ndryshme, duke përfshirë vitaminën C, dhe kishin parë se kjo vitaminë është dhjetëfish më efektive në ndalimin e rritjes së qelizave sesa ilaçet tjera eksperimentale.

“Vitamina C është e lirë, natyrale, jotoksike dhe mund të përdoret nga çdo njeri si armë potenciale për luftimin e kancerit”, thotë Dr. Michael P. Lisanti, profesor i universitetit.

Sipas “National Cancer Institute”, opsionet e trajtimit të kancerit me doza të larta të vitaminës C janë studiuar qysh nga viti 1970’të. 

Komentet

comments powered by Disqus