Mėnyrat pėr ta pėrmirėsuar menjėherė shėndetin

Mėnyrat pėr ta pėrmirėsuar menjėherė shėndetin

SHPËRNDARJE

14 Mars 2017 • 11:13 •

Sigurisht se mund të jetë e vështirë në qoftë se doni ta përmirësoni shëndetin tuaj dhe përgatitjen fizike në një periudhë të shkurtër kohe.

Për rezultate më të dukshme nevojitet kohë, dhe kjo mund të jetë frustruese, veçanërisht në qoftë se nuk keni kohë të mjaftueshme ose nëse jeni për nga natyra i padurueshëm.

Megjithatë, duke përdorur këto gjëra shumë shpejt mund ta përmirësoni gjendjen tuaj fizike pothuajse menjëherë:

Merrni probiotikë

Probiotikët pa dyshim veprojnë shpejt dhe janë efektivë kur është fjala për sistemin tuaj të tretjes, transmeton "Zeri.info".

Arsyeja është se përmbajnë një sasi të madhe të baktereve të dobishme (25 milionë), të cilat janë të njohura si mikroflora e zorrëve.

Pini një gotë ujë me limon në fillim të çdo dite

Image

Një gotë me ujë të ngrohtë dhe gjysmë limoni të shtrydhur mund të ndihmojë, ta ndryshojë jetën dhe shëndetin tuaj në masë të madhe, jua aktivizon sistemin e tretjes, ju jep energji dhe mund të ndihmojë për ta balancuar nivelin e PH-së.

Praktikoni joga

Image

Ju mund të keni nevojë për pak më shumë kohë para se të filloni të ndjeni të mirat e një sporti të caktuar ose aktivitetit fizik. Megjithatë, shumica pas vetëm një ore joga ndjehen shumë më të freskët, përcjell "Zeri.info".

Kjo është e ngjashme me aktivitete të tjera relaksuese, të tilla si meditimi ose një shëtitje në park, pranë lumit apo në plazh.

Shkoni në shtrat më herët

Është goxha e vështirë që çdo natë të shkoni në shtrat pak më herët. Por kjo nuk është arsye që të paktën një natë gjatë javës ta specifikoni për të shkuar në dhomën e gjumit më herët, kur nuk ka asgjë interesante në TV dhe kur as ti as mjedisi juaj nuk doni të bëni asgjë.

Konsumoni darkën në 18:30, vendosni fëmijët në shtrat dhe në fillim të orës 21:00 mund të shtriheni për të fjetur.

Në mëngjes ju do të ndjeheni sikur keni ushtruar, keni pirë tre koktej të shëndetshëm dhe keni marrë multivitamina. /ZËRI/

 

Image