Pija me bamje qė kuron diabetin dhe kolesterolin

Pija me bamje qė kuron diabetin dhe kolesterolin

SHPËRNDARJE

13 Mars 2017 • 21:52 •

Perimja Bamje kultivohet përgjatë regjioneve tropikale dhe me temperatura të nxehta.

Ajo ka shumë vlera ushqyese dhe përmban 30 kalori, 21 miligramë vitaminë C, 3 gramë fibra dietal, 7.6 gramë karbohidrate, 2 gramë proteina, 0.1 gramë yndyrë, 80 mikrogramë folat dhe 60 miligramë magnez.

Këta përbërës e bëjnë bamjen një hero të vlerave ushqyese kur është fjala për shëndetin tonë.

Efektet e kësaj bime mund t’i fitoni edhe ne qoftë se e konsumoni të zier, të fërguar etj.

Ja disa nga përfitimet shëndetësore që i sjell bamja:

Forcon imunitetin

Zvogëlon sasinë e glukozës që absorbohet nga ushqimi

Zvogëlon nivelet e kolesterolit

Parandalon sëmundjet në veshkë

Ndihmon me simptomat e astmës.

Për ta përgatitur pijen nga okrat, fillimisht duhet t’i merrni katër okra të freskëta me madhësi mesatare dhe t’ua prini majat. I preni në mes dhe i vendosni në një gotë me ujë.

Ato i lini ashtu gjatë tërë natës të zhytura në ujë, ndërsa të nesërmen i shtrydhni në një gotë të re me ujë të freskët dhe pijeni.

Ilaçi i duhur kundër diabetit

Sipas rezultateve nga studimi i vitit 2008, është vërtetuar se lëngu i lakrës zbrit nivelin e glukozës në gjak, e ndihmon edhe te humbja në peshë.

Lëngu nga lakra ka një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e sëmundjes së diabetit.

Në formën e tillë konsumohen më shumë antioksidues dhe janë më të fortë efektet e saj, pastaj rigjallërojnë qelizat e dëmtuara të pankreasit, posedojnë proteina, vitamina C, B1, B2, B6, kalium dhe magnez.

Për të përgatitur një përzjerje të tillë është e rëndësishme që të prisni gjysmë kilogram lakër të freskët, e hidhni në shtrydhëse dhe shtoni ¼ e gotës ujë të destiluar.

E përzieni derisa të fitoni lëngun me ngjyrë të gjelbër.

Për çdo ditë pini një gotë para çdo vakti.

Komentet

comments powered by Disqus