Tumori nė tru e shtyu tė besoj se e takoi Shėn Marinė

Tumori nė tru e shtyu tė besoj se e takoi Shėn Marinė

SHPËRNDARJE

16 Shkurt 2017 • 22:14 •

Një tumor agresiv tek një grua 60 vjeçare ka bërë që ajo të obsesionohet me religjionin.

Pacientja e paidentifikuar nga Spanja kishte kancer agresiv i cili ishte manifestuar me simptoma të pazakonshme.

Ajo jo vetëm që kishte shenja depresioni, të cilat janë tipike për tumorin në tru, por edhe besonte që kishte kontaktuar me Shën Marinë.

Në raportin mjekësor është thënë që gruaja në fjalë nuk ka qenë e lidhur pas religjionit mirëpo ka filluar të shpreh një interesim të madh për Biblën.

Gjendja e saj pas pak kohësh kishte eskaluar, kështu ajo filloi të besonte që e ka parë dhe ka biseduar me Shën Marinë.

Pas kësaj ajo u shtrua në spital ku u diagnostifikuar me glioblastoma multiforme – forme e tumorit me të cilin pacientët jetojnë vetëm pesë vite.

Tumori i saj ishte shpërndarë shumë kështu që nuk kishte mundësi për operim dhe mundësia e vetme për të ishte kimioterapia.

Pas fillimit të tretmaneve dhe përdorimit të disa ilaçeve anti-psikotike, simptomat e saj u larguan.

Megjithatë gjendja e saj u përkeqësua dhe ajo vdiq tetë muaj pas diagnostifikimit.

 

Komentet

comments powered by Disqus