Shëndetësi

Pse duhet të hamë fara kungulli?

Pse duhet të hamë fara kungulli?
12 janar 2017 • 09 : 47

Farat e kungullit tashmë me mijëra vjet përdoren për qëllime mjekësore, pasi ato janë një burim i pasur i vitaminave.

Për më tepër, shkenca e ka konfirmuar se vlera e tyre ushqyese rritet kur thahen, prandaj janë pothuajse unike në natyrë, transmeton "Zeri.info".

Për një zemër të shëndetshme

Image

Një e katërta e filxhanit me këto fara të shijshme përmban gati gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore të magnezit që është shumë i rëndësishëm për zemrën tuaj.

Gjithashtu ndihmon në kontrollin e presionit të gjakut.

Përmirësohet sistemi imunitar

Image

Përveçse janë të pasura me magnez, farat e kungullit janë një burim i pasur i zinkut, i cili ndihmon në rregullimin e sistemit imunitar dhe kështu reduktojnë rrezikun e infeksioneve virale të tilla si ftohjet dhe gripi.

Hulumtimet kanë treguar se ndër të tjera zvogëlojnë lodhjen kronike dhe depresionin, përcjell "Zeri.info".

Për një prostatë të shëndetshme

Që nga kohët e lashta është e njohur se farat nga kungulli janë një pjesë e rëndësishme e ushqimit për meshkujt, sepse ato kanë një efekt pozitiv në prostatë.

Studimet tregojnë se vaji dhe farat e kungullit për shkak të përqindjes së lartë të zinkut mund të jenë veçanërisht të dobishme për shëndetin e njerëzve dhe përdoren shpesh për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore të prostatës të tilla, si prostata e zgjeruar dhe hiperplazi, transmeton "Zeri.info".

Reduktohet rreziku nga diabeti

Image

Sipas hulumtimit, farat e kungullit ndihmojnë në rregullimin e insulinës dhe kështu parandalohen komplikime të ndryshme që lidhen me diabet, të tilla si stresi oksidativ, shkaku kryesor i shkatërrimit të qelizave.

Ndihmojnë në lidhje me pagjumësi

Ngrënia e farave të kungullit disa orë para gjumit, veçanërisht në kombinim me fruta, kontribuon në tajitje më të mirë të melatoninës dhe serotoninës, duke rritur rigjenerimin e organizmit gjatë gjumit. /ZËRI/

 

© zëri.info