Blloku B2 i KEK-ut bie nga sistemi

Ekonomia June 25, 2016 - 21:22

Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike – KEDS, njofton se në orët e pasdites janë lajmëruar për daljen nga puna të Bllokut B2 të KEK-ut.

Në njoftim thuhet se po bëhet përpjekjet që njësia gjeneruese B2 në Termocentralin Kosova B të rifillojë prodhimin e energjisë elektrike sa më shpejtë, dhe se tash KEDS varet nga importi emergjent.

“Importimi i energjisë elektrike është proces që kërkon kohë”, thuhet në njoftim. “Vazhdojmë përpjekjet për realizim të importit meqë prodhimi i energjisë elektrike nuk është i mjaftueshëm dhe nuk mbulon kërkesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.