Shoqata e Bujqëve Prodhues të Grurit të Kosovës takohen me Hotin e Bajramin

Ekonomia June 24, 2016 - 19:06

Sot, në ambijentet e Qeverisë së Kosovës është mbajtur takim në mes të përfaqësuesve të Shoqatës së Bujqëve Prodhues të Grurit në Kosovë dhe Ministrit të Financave  Avdullah  Hoti dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë  Hykmete Bajrami.

Gjatë takimit është diskutuar rreth pregaditjeve për korrjet e këtijë viti. Me theks të veçanët Shoqata e Bujqëve Prodhues të Grurit të Kosovës ka prezentuar para zyrtarëve qeveritar problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e grurit në Kosovë dhe njëkohësisht kanë kërkuar përkrahje më të madhe nga qeveria për këtë kategori të bujqëve duke vënë theks të veçant në rëndësinë e prodhimit të kësaj kulture pasi që kjo, gruri konsiderohet si produkt strategjik.

Gjithashtu, gjatë takimit është potencuar fakti se politikat bujqësore qeveritare duhet të fokusohen në drejtim të përkrahjes së prodhuesve të grurit për tu rritë prodhimtaria e grurit në përgjithësi dhe të arrihet momenti ku Kosova do mund të siguronte 100% të nevojave për grurë dhe kështu të ulte apo eliminonte varshmërinë nga importi. Është diskutuar për problemet e ndryshme me të cilat ballafaqohen bujqit e Kosovës siç janë problemet me konkurencën jolojale që vie nga importi i grurit në rajon, informaliteti i lartë në këtë industri në tregun e Kosovës   si dhe për mundësinë e ndryshimit të mënyrës së subvencionimit të grurit në Kosovë. Është kërkuar që të përkrahen të gjithë bujqit e Kosovës duke iu krijuar kushte të barabarta sikurse edhe bujqit në rajon.

Ministrat Bajrami dhe Hoti kanë falënderuar anëtarët e Shoqatës për iniciativa të tilla dhe për informata të dhëna gjatë takimit. Ata kanë premtuar se do të përkushtohen më shumë për ti përkrahur bujqit e Kosovës si dhe se do e shqyrtojnë çdo propozim i arsyeshëm që vie nga Shoqata. Është vendosur që takimet e tilla të vazhdojnë të mbahen shpesh në mënyrë që Ministrat të jenë më pranë bujkut dhe ti orientojnë politikat qeveritare bujqësore drejt përkrahjes sa më të madhe të zhvillimit të Bujqësisë së Kosovës.