Abrashi: Që nga nesër, 1020 vende të lira pune

Ekonomia May 30, 2016 - 13:15

Ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale Arban Abrashi me anë të një statusi në llogarinë e tij një Facebook ka bërë me dije se në Panairin e Punës që mbahet nesër do të ofrohen 1020 vende të lira të punës.

“1020 vende të lira pune. As më shumë as më pak, rrafsh 1020 vende të lira pune (deri më tani) nesër në ofertë. Panairi i punës: 31 maj, hotel Emerald, ora 9. Faleminderit DIMAK Kosovo. Suksese!”, ka shkruar ai.

Image