Mustafa: Investitorët Evropian promotorë kryesorë për investime në vend

Ekonomia May 24, 2016 - 15:26

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se bartja e dijes dhe teknologjisë nga investitorët evropian paraqet kontribut afatgjatë për ekonominë e Kosovës në mënyrë që këto përvoja t’i marrim dhe t’i implemetojmë në vendin tonë.

I pari i Qeverisë ka thënë se pret që investitorët evropian të jenë promotor kryesorë për investime të reja dhe të nevojshme për ekonominë.

Këto deklarata Kryeministri Mustafa i ka bërë në lansimin e dialogut me investitorë Evropianë. “Jam i gëzuar që së bashku po e bëjmë lansimin e dialogut me investitorët evropian sektorë të rëndësishëm për ne si në sektorin e minierave mineraleve ne sektorin financiar dhe në sektorin e telekomunikacionit t ku njëherë kemi investime të vazhdueshme dhe thelbësorë me efekte shumë pozitive për zhvillimin ekonomik tonë”, ka thwnw kryeministri Mustafa duke shtuar. “BE-ja parqet partnerin tonë kryesorë ekonomik me pjesëmarrje ne eksporte dhe importe mbi 40 për qind dhe pjesëmarrjen e investime të huaj direkte mbi 50 për qind” ka thënë ai.

Ndërsa Samuel Zbogar shefi i BE-së në Kosovë ka thënë se ekonomia e Kosovës vazhdon të sfidohet nga ekonomitë e shteteve të tjera, por që sipas tij, duhet të ketë angazhim të madh në thithjen e investimeve të huaja./Zeri/

Image

Image