Gjej 186,000 orare të autobusëve vetëm me një klik

Ekonomia May 06, 2016 - 12:56

Sa herë ju ka ndodhur të ju ik autobusi ? Në ditë vikendi ose në ditë festash sa herë ju ka ndodhur që të prisni pafund  në stacion të autobusëve ? Sa prej jush preferoni që të merrni linjat direkte sepse në linjat lidhëse autobusët gjithmonë janë të stërmbushur me udhëtar dhe ndalen shpesh ! A ju ka ndodhur që jokomoditeti i autobusëve të  ju  vështërsojë edhe më shumë udhëtimin ?

Tani e tutje, të gjitha këto  mund ti evitoni vetëm më një kërkim të thjeshtë në gjirafa.com. Rreth 186,000 linja të autobusëve për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni i gjeni të publikuara në faqen më të madhe shqiptare gjirafa.com. Krejt çka duhet të bëni është të klikoni në opsionin ‘Linjat e autobusëve’ dhe të kërkoni destinacionin që ju intereson. Para jush do të shfaqen të gjitha linjat ekzistuese bashkë me emrat e agjencioneve.

Edhe pse transporti rrugor është forma më e përdorur në rajon, informatat për linjat dhe agjencitë transportuese janë të pakëta, madje ka qytete që nuk kanë fare stacion të autobusëve! Kjo është një tregues i qartë për gjendjen e mjerueshme të transportit rrugor dhe mungesën e informatave bazike. Për këtë arsye stafi i gjirafa.com ka udhëtuar në secilin qytet të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe një pjesë të Malit të Zi  dhe ka mbledhur të dhënat për secilën linjë urbane dhe ndërurbane.  Kështu për herë të parë secili prej jush ka mundësi që të informoheni saktë dhe shpejtë për më shumë se 186,000 linja, përfshi këtu edhe oraret e linjave për diasporë.

Me një kërkim të thjeshtë në gjirafa.com zgjedhni opsionin ‘Linja të autobusëve’ dhe to të informoheni  saktë në cilën orë dhe cili agjencion operon në kohën dhe destinacionin që juve ju intereson. Kjo përveç që eviton pritjet e juaja të gjata në stacion të autobusëve, ju jep mundësinë që të zgjedhni mes kompanive të autobusëve duke i dhënë kështu prioritet komoditetit tuaj gjatë udhëtimit.

 Ky shërbim ndihmon jo vetëm qytetarëve por ju shërben edhe agjencive të udhëtimit për të promovuar dhe përmisuar linjat e tyre. Pa pagesë dhe me një procedurë krejt të thjeshtë  agjencitë e udhëtimit mund të reklamojnë biznesin e tyre duke publikuar linjat në të cilat operojnë dhe duke promovuar komoditetin që ofrojnë. Në ditët e festave ose në sezona të ndryshme kur ka ndryshim itinerari, ju mund të editoni publikimin tuaj duke i njoftuar të gjithë udhëtarët për këto ndryshime. 

Ndërsa agjencionet që dëshirojnë të kenë faqen e tyre private në kuadër të gjirafa.com mund ta bëjnë këtë thjeshtë dhe me një kosto të ulët. Aty mund të promovohen linjat në të cilat operojnë, të postojnë foto të agjencisë dhe autobusëve, të shënjojnë lokacionin e agjencisë dhe gjithashtu të bëjnë ndryshime çdo herë që ka lëvizje të orareve të linjave ose shtim të tyre. 

Procedurat e regjistrimit  i keni të paraqitura grafikisht edhe këtu. Për çdo pyetje mund të kontaktoni  stafin e gjirafa.com të cilët janë të gatshëm të ju asistojnë.  

Image
Image
Image
Image