Largohet nga lokali i uzurpuar bashkëpunëtori i Sami Lushtakut (VIDEO)

Ekonomia May 06, 2016 - 11:27

Policia e Kosovës sot ka nisur aksionin për lirimin e ndërmarrjeve të uzurpuara në Prishtinë.  Gazeta “Zëri” merr vesh se tashmë janë mbyllur disa lokale që konsideroheshin si pronë shoqërore e uzurpuar.

 Aksioni i policisë ka ndodhur në disa lokalitete të Prishtinës. Në qendër të Prishtinës, në sheshin “Zahir Pajaziti” është mbyllur një lokal, po inspektorët e policisë kanë mbyllur edhe një shitore në Rrugën “Lah Nimani” tek Qafa.

Policia e ka mbyllur edhe klubin  e natës me emrin “Bab” i cili udhëhiqet nga Rrustem Rukolli, biznesmen nga Skenderaj.

Përfaqësuesi i pronarit të “Bab Club”, Arianit Koci ka thënë se do të ushtrojë ankesë lidhur me veprimin e gjykatës dhe prokurorisë që të mbyllet lokali, ngase siç ka thënë ai, pjesë e lokalit e cila është mbyllur ndodhët në gjykim që disa vite.

“Kjo pjesë e lokalit në kontest gjyqësor që disa vite. Pra jemi ën gjykim. Mendojë që gjykata dhe prokuroria në mënyrë të pa bazuar kanë gjykuar se lokali duhet të mbyllet. Ne e kemi respektuar urdhrin dhe e kemi liruar këtë pjesë të lokalit. Unë do të ushtrojë ankesë për këtë veprim dhe do vazhdojmë me gjykim”, ka thënë Koci.

 

Ai ka thënë se gjykimi është duke ndodhur për përcaktimin e kufjeve në mes të lokaleve.

Aksioni i Policisë është duke vazhduar në lagjen “Ulpiana” ku janë duke u mbyllur disa lokale në afërsi të Tregut.