Hulumtimet në Malet e Sharrit

Ekonomia April 29, 2016 - 16:54

Për herë të parë në Kosovë qendra e RIT (Rochestër Instutë of Tëchnology) Kosovo ka marrë leje për hulumtime në malet e Kosovës. Shteti i ri i Kosovës njihet si një ndër shtetet e varfëra në fushën drejtuar përkujdesjes dhe interesimit ndaj ambientit. Kultura e ambientit është njëra ndër degët më të rëndësishme të shoqërive të civilizuara, e cila deri më tani në shtetin e Kosovës nuk ka gjetur zhvillimin dhe përkrahjen e nevojshme. Qendra jonë e hulumtimeve është e drejtuar nga prof. Michael Waschak dhe qendra e RIT, që kanë marrë iniciativën për të vendosur kamera profesionale në malet e Sharrit, me qëllim të eksplorimit të llojllojshmërisë së faunës në malet tona. Fauna e Maleve të Sharrit përfshin një numër lakmues të kafshëve të rralla, që tërheqin vëmendje për studimin ndaj tyre. Ambasadori i Norvegjisë Jan Braathu ka deklaruar se “është fat që Kosova ka natyrën me spektakolare në Evropë dhe malet e pyjet përbejnë një pasuri të madhe për popullsinë të cilët duhet të dinë ti vlerësojnë dhe mbrojnë këto burime dhe pasuri natyrore”.

Megjithëse mjaft e pasuruar me faunë, mosinteresimi ndaj kësaj dege ambientale ka rezultuar dhe vazhdon të rezultojë në një ambient dhe kushte jetese të rrezikshme për kafshët në territoret malore të Kosovës. Kjo iniciativë është shume e rëndësishme pasi qe hap rrugën e interesimit të organizatave që kanë për qellim mbrojtjen e ambientit dhe njëkohësisht informon institucionet shtetërore me të dhëna të rëndësishme për ambientet të cilat janë të sigurta dhe të besueshme. Gjithashtu, kjo cilësohet si një mundësi e mire për të krijuar politikat e ambientit. Megjithatë bazuar në deklaratën e Bekim Bytycit duhet të theksohet se “Nuk ka investime në PK Sharri  nga ana e qeverisë që nga 2002 kur edhe filloi punën , dhe  se parku i  Kombëtar i Sharrit nuk është prioritet i qeverisë së Kosovës”. Ai vazhdon duke thënë se “Duhet siguruar dhe dedikuar një përqindje e caktuar nga buxheti i shtetit për financim në PK Sharri p.sh 0.5% të buxhetit të Kosovës pasi si territor gati 5 % e territorit është zonë e mbrojtur e Sharrit”.

Rrjedhshmëria hulumtimit në Sharr behet në bazë të kamerave profesionale ku dokumentohet çdo lëvizje qe ndodh në male, gjë e cila jep mundësinë e njoftimit me specie dhe dukuri të ndryshme. Të dhënat e marra analizohen duke arritur në konkludime të dokumentuara rreth diversitetit që ka Kosova si një shtet i ri dhe i sapoformuar. Pra, Kosova ka llojllojshmëri të organizmave të gjallë që përfshin llojshmërinë brenda llojit dhe ndërmjet llojeve të ndryshme, larminë gjenetike si dhe llojshmërinë e ekosistemeve. Qendra jonë është e interesuar të dokumentojë biodiversitetin dhe të përpiqet të ndalojë shfrytëzimin ilegal të resurseve natyrore.

Ne si studentë jemi shume të kënaqur që jemi pjesë e kësaj iniciative nga qendra e RIT dhe me shume vullnet e kënaqësi kalojmë vikendet në malet e Sharrit duke pasur mundësi ti përcjellim të gjitha këto dukuri nga afër. Këto eksperienca janë të domosdoshme pasi qe fitohet kultura e ambientit, përcjellja nga afër e proceseve të hulumtimit dhe njohja me llojshmërinë e faunës në malet e Sharrit. Në organizohemi në grupe dhe vizitojmë malet e Sharrit ku qëndrojmë gjatë tërë ditës duke shijuar natyrën dhe njëkohësisht duke u bërë pjesë e këtij hulumtimit që po ndodh për herë të parë në Kosovë.

Arsyeja kryesore e kësaj iniciative, përpos benifiteve të lartpërmendura ka për qëllim vetëdijesimin e shoqërisë, gjë e cila na lë vend për të shpresuar që në vitet e ardhshme të rritët numri i këtij lloji të hulumtimeve. Gjithashtu mirëpresim dhe urojmë që ky hulumtim të gjejë përkrahje financiare nga qeveria e Kosovës pasi qe kjo fushë ka mungesë prioriteti, mungesë të mbështetjes financiare, fondeve  mjedisore si dhe koordinim të dobët mes sektorëve.

Autor: Saranda Zekolli, Venësa Humolli, Uvejs Suma, Argjenda Ferati.

Image