Të hënën publikohet lista për uzurpatoret e pronave

Ekonomia February 12, 2016 - 11:27

Petrit Gashi, drejtor i bordit të AKP-së ka thënë se listat për uzurpatoret e pronave do të publikohen të hënën.

“U takuam me kryetarin që në vazhdimësi e dakorduam listën për uzurpatorët e pronave shoqërore, e cila do të publikohen të hënën”, ka thënë Gashi

Ndërsa kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri veseli ka thënë se është biseduar për rritje të transparencës, sipas tij mediat i kanë dyert e hapura për të gjitha dokumentet.

Ai u ka bërë thirrje organeve juridike, që këtë veprim të AKP-së mos ta lënë, siç thotë ai “në vesh të shurdhër”.

Gjithë kryetarët e komunave kanë probleme të investitorë, se kanë problem me prona. Ne do të angazhohemi që të bëjmë ndryshime ligjore, ka shtuar ndër të tjera Veseli, duke theksuar se Trepça do të jetë prioritet i Kuvendit, Qeverisë dhe AKP-së./Zeri/