Nuk do të ketë më kartëmonedha 500 euro

Ekonomia February 11, 2016 - 18:20

Guvernatori i Bankës Qendrore Evropiane (BQE), Mario Draghi, bëri të ditur se janë duke menduar ta ndalin prodhimin e kartëmonedhave 500 euro.

Draghi theksoi se do ta kenë parasysh këtë veprim për shkak të paralajmërimeve nga policia që këto monedha janë përdorur kryesisht në tregun e zi.

Megjithatë, anëtarët e bordit të bankës kërkojë prova shtesë, transmeton albinfo.

Në Britani është ndaluar përdorimi i kartëmonedhës prej 500 euro, kështu që nuk mund të gjeni as në ndonjë bankë që nga viti 2010, për shkak se 90 për qind e kërkesave vinin nga qarqet kriminale.