Kosova fiton nga eksporti i hekurit por jo edhe individët që e mbledhin (VIDEO)

Ekonomia February 08, 2016 - 23:24

Karroca e shoqëron çdo ditë në daljet e tij në qytet.

Hamdi Rafuna mbledh hekur e kanaqe, të cilat më pastaj i shet.

Por, kjo punë nuk po i sjell fitime të mëdha. Kjo pasi që vlera e hekurit ka rënë dukshëm, njofton Klan Kosova.

Ai po thotë se me plastikë fitohet më shumë, ndërkaq për të fituar 2 euro, këtë karrocë i duhet ta mbush plot.

E, se përfitimet me shitjen e hekurit janë të vogla po e thonë edhe ata që këtë metal e eksportojnë në vendet e rajonit.

Krasniqi bënë dallimin e çmimit dikur dhe tani për një karrocë të mbushur me hekur.