Privatizimi la në rrugë mijëra punëtorë

Ekonomia February 06, 2016 - 08:15

Mijëra punëtorë që dikur punonin në ndërmarrjet shoqërore tash bredhin rrugëve. Gjilani, që dikur ishte një qendër e njohur industriale, tashti është shndërruar në një qytet me qendra të mëdha tregtare. Kombinati i Tekstilit “Integj”, Fabrika e Baterive “IBGJ”, Kombinati i Duhanit “IDGJ”, Kombinati Bujqësor “Anamorava”, “Çeliku” e ndërmarrje të tjera të njohura dikur punësonin mijëra punëtorë, por që tashti, shumica e këtyre objekteve kanë ndërruar destinacionin dhe kryesisht merren me veprimtari tregtare.

Llogaritet se vetëm 10-15 për qind e numrit të përgjithshëm prej 18 mijë punëtorëve, sa kishin dikur këto ndërmarrje, kanë arritur të gjejnë ndonjë punë tjetër. Shumë prej tyre kanë vdekur pa e marrë 20-përqindëshin nga privatizimi i ndërmarrjeve ku punonin dikur e ka edhe të atillë që nuk e gëzuan pensionin fare. Të shtyrë në moshë, tregu privat nuk pati punë për ta.

Kombinati i Tekstilit që dikur punësonte mbi 3 mijë punëtorë edhe tashti vazhdon veprimtarinë, por me kapacitete dukshëm më të vogla e dikur ishte një gjigant i ekonomisë së këtij rajoni.

Gati se asnjëra nga ndërmarrjet e reja, që u krijuan nga privatizimi, nuk ka arritur të rikthehen në prodhim. Ekspertët e ekonomisë në Kosovë e vlerësojnë të dështuar privatizimin, i cili ka krijuar emra ndërmarrjesh të reja, por jo edhe kompani të suksesshme që operojnë dhe ofrojnë vende pune... (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Zëri” si dhe në verzionin online me parpagimonline.zeri.info)