MTS dëmtoi miliona euro buxhetin e Kosovës

Ekonomia January 22, 2016 - 07:52

Qeveria e Kosovës i ka dhënë licencë operatorit serb, i cili që nga paslufta i ka shkaktuar miliona euro dëme buxhetit të Kosovës. Operatorët serbë, “Telenor”(063) dhe Telekomi i Serbisë (MTS 064), kanë operuar ilegalisht për më shumë se një dekadë, kryesisht në vendbanimet serbe të Kosovës, duke mos ia paguar taksat e nevojshme buxhetit të Kosovës.

Ndërsa së fundmi ekzekutivi i vendit e ka autorizuar Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) që të lëshojë autorizim të kufizuar për ndërmarrjen e re, MTS-së, siç përcaktohet në pikën katër të Marrëveshjes për Telekomunikacion në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.

Humbjet e operatorëve legalë nga ilegalët

Ankesat më të mëdha në lidhje me operimin e operatorëve nga Serbia i kanë drejtuesit e dy operatorëve legalë në vend, “Vala” dhe IPKO-ja. “Operatorët ilegalë e dëmtojnë dhe e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës/’Valën’ me 15-20 për qind të të hyrave dhe atë në këto segmente me: PrePaid, Roaming, PostPaid dhe Incoming. Telekomi i Kosovës/’Vala’ i ka paraqitur këto shqetësime tek organet kompetente në mënyrë të vazhdueshme, të ndërpritet sa më shpejt që të jetë e mundur ilegaliteti i operatorëve të huaj në Kosovë”, ka thënë për “Zërin” Arsim Bilalli, nga Telekomi i Kosovës, duke shtuar se kjo ndërmarrje i vlerëson përpjekjet e ARKEP-it për largimin e operatorëve ilegalë nga territori i Kosovës, me çka do t’i mundësohet operatorit mobil “Vala” dhe Telekomit të Kosovës që të operojë i papenguar dhe që të ketë shërbime më të mira dhe më kualitative. Përndryshe, vite më parë drejtuesit e PTK-së patën deklaruar se operatorët ilegalë serbë i kanë në Kosovë rreth 200 mijë konsumatorë dhe humbjet e tyre vjetore nga operatorët ilegalë arrijnë shifrën rreth 15 milionë euro... Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazeës “Zëri” si dhe në verzionin online me parapagim online.zeri.info)