Reagim i IP-KOS ndaj shkrimit të sponsoruar nga AL Petrol, të publikuar nga gazeta Zëri më 23 dhjetor 2019

Ekonomia December 24, 2019 - 17:44
Reagimi i IP-KOS

Në artikullin e sponsoruar të cilin sot e keni publikuar online në web-faqen tuaj zyrtare, të cilin në momentin e përpilimit të kësaj shkrese mund ta gjeni në linkun ""HIB"-i, "Exfis"-i, "Kastrati" keqpërdorin markën botërore "Shell"", shfaqet një e pavërtetë qëllimkeqe që ndërlidhet me kompaninë tonë dhe ka për qëllim që ta dëmtojë imazhin dhe afarizmin e saj

Ky ‘lajm’, i cili në ballinën e Ekonomisë nuk paraqitet me epitetin e saktë të artikullit të sponsoruar, siç e keni cekur në fund të artikullit, është i rrejshëm, tendencioz dhe mund t’i shkaktojë shoqërisë sonë dëme të pariparueshme kompensimi i së cilave do të kërkohet nga Ju, si rrjedhojë e shkeljes së etikës gazetareske, lajthitjes së publikut dhe rrënimit të qëllimshëm të imazhit të krijuar me shumë mund nga kompania jonë.

Duke aluduar në shfrytëzimin e markës tregtare Shell apo të produkteve të saj nga kompania jonë, artikulli në fjalë paraqet maunën transportuese të derivateve të kompanisë greke Coral S.A. (https://www.moh.gr/Default.aspx?a_id=10572) nga e cila ne furnizohemi, i cili kishte të vendosur në anë logon e markës tregtare Shell, teksa zbrazej ne njërën nga pikat tona të shitjes.

Siç jam i bindur se jeni në dijeni, IP KOS sh.p.k. është shumë e ndërgjegjshme në veprimtarinë afariste të saj, ngase edhe vet ka qenë bartëse ekskluzive e një marke tregtare të një brendi botëror me vite të tëra dhe në asnjë rast dhe në asnjë vend e në asnjë pikë të saj të shitjes nuk shfrytëzon markën tregtare që ju e keni apostrofuar, prandaj kërkon nga redaksia juaj që:

a. ta largojë me efekt të menjëhershëm çdo referencë dhe imazh që ndërlidhet me kompaninë tonë nga artikulli në fjalë, sepse dështimi apo vonesat për ta larguar atë do të merren për bazë në caktimin e lartësisë së kompensimit të dëmit në padinë që kompania jonë do ta bëjë ndaj jush,

b. të na njoftojë se kush është “sponsoruesi” i artikullit keqdashës dhe mashtrues në mënyrë që t’i shfrytëzojmë mjetet tona juridike edhe ndaj “sponsoruesit” dhe

c. të na njoftoni për numrin e lexuesve të këtij postimi nga momenti i publikimit deri në atë të largimit.

Gjithashtu, duke respektuar parimet e gazetarisë së drejtë, shpresojmë se do të merrni parasysh kërkesën tonë për ta publikuar këtë demant të atij ‘lajmi’ e ‘artikulli’ në tërësi, dhe që demantin ta vendosni pranë tij për referencë më të lehtë nga lexuesit tuaj, në të kundërtën do jemi të detyruar që t’i njoftojmë të gjitha instancat rregulluese të mediave në vend.

Në artikullin e sponsoruar të cilin sot e keni publikuar online në web-faqen tuaj zyrtare, të cilin në momentin e përpilimit të kësaj shkrese mund ta gjeni në linkun https://zeri.info/ekonomia/315057/hib-exfis-kastrati-keqperpedorin-brendin-boteror-shell/, shfaqet një e pavërtetë qëllimkeqe që ndërlidhet me kompaninë tonë dhe ka për qëllim që ta dëmtojë imazhin dhe afarizmin e saj