BQK-ja favorizon kompanitë e sigurimeve, mbështet rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve

BQK-ja favorizon kompanitë e sigurimeve, mbështet rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve

Ekonomia December 23, 2019 - 20:14

BQK-ja është e vendosur për të vazhduar me rritjen e regjistrimit të automjeteve, edhe pas reagimeve të shumta për këtë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se vendimi për rritje të tarifave nuk duhet të keqinterpretohet nga askush.

Rishikim të vendimeve, sipas Mehmetit, nuk do të ketë as për “Monego”-në dhe “Iute Credit” edhe pas presioneve që, sipas tij, janë duke u përballur.

E, Gjykata Themelore në Prishtinë, këtë të hënë ka refuzuar kërkesën e aksionarit “Monego” për të shtyrë ekzekutimin e vendimit të BQK-së deri në zgjidhjen e çështjes.

Derisa në konferencën përmbyllëse të vitit 2019, guvernatori i BQK-së ka folur edhe për të arriturat e këtij institucioni.

Sipas Mehmetit, rritja ekonomike pritet të jetë rreth 4.2%.