Frutomania nënshkruan kontratë për eksport me vendet e arabe

Ekonomia November 20, 2018 - 20:10
Lexo detajet

Për arabët mund të jetë i ndaluar alkoholi, por kursesi edhe pijet e shtrydhura nga pemët e klimës kosovare.

Ky fakt u shndërrua në sukses për kompanië e famshme vendore të lëngjëve, ‘Frutomania’ e njohur si njëri nga brendet me unikate dhe me të shëndetshme që prodhohet në Kosovë, e që ka arritur të sigurojë bashkëpunim edhe me Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit (GCC), i përberë nga gjashtë shtete si Bahreini, Kuvait, Omani, Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Prodhimi original dhe pa konzervues i bënë atraktivë prodhimet e Frutomanisë për tregjet e jashtme.

“Duke mos përdorur asnjë konservues, sheqer, aromatizues, ngjyrë, koncentrat e as ujë, por duke përdorur vetëm frutat e shtrydhura, të ambalazhuara në shishe qelqi, e bënë Frutomaninë, njërin nga brendet më origjinale dhe të shëndetshme që janë pjesë e tregut botëror sot. Dhe mjaftë konkurentë”, thotë Armend Malazogu, CEO i Frutomanisë për gazetametro.net

Vlenë të theksohet se kjo vlen edhe për tregjet rajonale dhe Evropiane. ‘Frutomania’ është poashtu një ng brendet e ralla që ka arritur të eksportojë me kontratë për vendet e Ballkanit dhe me gjerë, si me Shqipërinë, Maqedoninë, Bosnjën dhe Herzegovinën, Hungarinë, Austrinë, Italinë dhe Belgjikën. Ata po ashtu pritet të nisin edhe një seri prodhimesh të reja, të cilat gjithmonë kanë të bëjnë me frutat e shijëshme të Kosovës.

Image