Lazim Destani merr pjesë në forumin ekonomik të Vjenës

Ekonomia November 20, 2018 - 09:57
Lexo Detajet

Biznesmeni i njohur shqiptar, pronari i kompanisë “Ecolog” Lazim Destani ka marrë pjesë në forumin ekonomik të Vjenës, ku kësaj radhe temë kryesore e diskutimit ka qenë   bashkëpunimi mes vendeve si kusht për zhvillim të mirëfilltë ekonomik, raporton zëri.info.

Përfaqësues të politikës, respektivisht kryeministrat e shumë vendeve takuan përfaqësuesit e biznesit. Biznesmeni Destani ka thënë se shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik të vendeve më të zhvilluara evropiane është bashkëpunimi mes tyre në kuadër të Unionit Evropian.

Sipas tij, zhvillimi ekonomik është i lidhur ngushtë edhe me zhvillimin politik,andaj

“Ekonomia takon politikën“, ishte motoja dhe çështja kryesore e debatit në Forumin e sivjetshëm Ekonomik të Vjenës, i cili këtë vit shënoi edhe jubileun e 15-të, raporton zëri.info.

Po ashtu, debati i mirëfilltë u zhvillua mes liderëve të ekonomisë dhe politikës nga vendet evropiane në njërën anë dhe ato të Ballkanit në anën tjetër, lidhur me formësimin e qasjeve të reja të transformimit digjital. “Biznesi gjen zgjidhje, ndërkohë që politikës i takon të gjejë forma për t’i bërë këto zgjidhje të aplikueshme e për t’i integruar në sistemet shtetërore në vendet e rajonit të Ballkanit. Në këtë mënyrë, bashkëpunimi ekonomik i vendeve të Ballkanit me ato evropiane e tej oqeanike do të optimizohej maksimalisht”ka deklaruar biznesmeni i njohur shqiptar Lazim Destani në forumin Ekonomik të Vjenës, raporton zëri.info. /Zëri

Image