Lekaj e tregon 'çelësin' që të mos ketë aksidente

Ekonomia November 19, 2018 - 20:25
Lexo Detajet

Reshjet e borës janë shtuar, poashtu edhe temperaturat dukshëm kanë shënuar rënie.

Me këtë rast, Ministria e Infrastrukturës thotë se është përgatitur me kohë për tu përballur me dimrin dhe rrugët që ka ky dikaster përsipër.

Ministri, Pal Lekaj thotë se sa u përket përgatitjeve janë në nivelin e duhur, dhe beson se nuk do të kenë probleme.

“Ministria e Infrastrukturës është përgatitur me kohë për tu përballur me dimrin dhe që rrugët të cilat Ministria i ka përsipër (por duke mos përjashtuar edhe ndihmën që do t’ua ofrojmë edhe komunave), do t’i mirëmbajme dhe nuk do të ketë probleme, besojmë shumë.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Sipas tij, kompanitë e kontraktuara janë urdhëruar që të jenë në dispozicion 24/7 dhe të ndërhyhet me kohë në çdo vend ku shihet të jetë e nvojshme.

“Këshilli për Siguri në Trafik i ka deturat e përcaktuara me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe normalisht që nëse është nevoja jemi në dispozion të takohemi dhe të marrim vendime konform situatave që mund të kemi në këtë kohë, kur po hyjmë në stinën më të vështirë të vitit.”, ka theksuar tutje ai gjatë bisedës.

Lekaj ka bërë me dije se të gjithë anëtarët e Këshillit e kanë shfaqë gatishmërinë për të qenë në koordinim të plotë dhe për këtë i falenderojë që të gjithë.

“Ashtu, si në çdo ditë të javë, në çdo stinë të vitit, por veçanërisht në stinën e dimrit të kenë kujdes për vetedhe për të tjerët që janë pjesë e trafikur rrugorr, të respektojnë shenjat, të kujdesen që të kenë me vete pajisjet dimërore dhe kështu duke qenë të gjithë vigjilent dhe në respektim të plotë të normave, kam bindjen se do të kemi rrugë pa aksidente e pa vdekje .”, ka shtuar ai.