Ahmeti mbështet vendimin e Ministrisë së Tregtisë për produkte, por ka edhe një kërkesë tjetër

Ekonomia November 19, 2018 - 18:54
Lexo Detajet

Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe njëherësh i pari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që të ndalohen produktet me mbishkrimin “prodhuar për Kosovë dhe Metohi” apo ngjashëm që nuk e njohin Kosovën shtet.

Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka thënë se tani duhet të zbatohet edhe ajo çka kishte propozuar më herët subjekti politik që ai e drejton, që produktet të kenë të vendosur edhe flamurin e shtetit prej nga importohet ai prodhim, transmeton zeri.info./ZERI

Postimi i plotë

Ministria e Tregtisë ka marr sot vendim që çdo produkt që ka mbishkrimin “e prodhuar për Kosovë dhe Metohi” apo UNMIK apo që nuk i referohet Kosovës si shtet të ndalohet.

Ky vendim është për tu përshëndetur.

Është mirê tani të zbatohet edhe pjesa e legjislacionit propozuar nga PSD, ku çdo prodhim afër çmimit duhet ta ketë edhe flamurin e shtetit nga i cili vjen. Në vend të bar-kodeve, qytetarët duhet ta dijnë prej nga janë prodhimet që i blejnë.