Shoqata e Sigurimeve të Kosovës zhvillon takim në Romë me Shoqatën Nacionale të Kompanive të Sigurimit

Ekonomia November 16, 2018 - 13:50

Shoqata e Sigurimeve e Kosovës e përfaqësuar nga z. Sami Mazreku - Drejtor Ekzekutiv dhe z. Venhar Hana - Shef i Zyrës Ligjore, sot me datë 16.11.2018 kanë takuar në Romë, Itali, përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Kompanive të Sigurimit znj. Maria Rita Arena dhe z. Roberto Signorini.

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës z. Sami Mazreku ka thënë se ky takim ka për qëllim themelimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me shoqatat e vendeve të tjera dhe ka një rendësi të veçantë për industrinë e sigurimeve në Republikën e Kosovës.

Në takim janë diskutuar çështje me rëndësi për të dyja industritë e sigurimeve, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë financiar dhe operativ. Fokus i veçantë i është dhënë modaliteteve që ka ndjekur kjo shoqatë në uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara dhe rritjen e vetëdijes sociale për sigurimet.

Shoqata Nacionale e Kompanive të Sigurimit ka ofruar çdo mbështetje që i nevojitet Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës për të arritur qëllimet e saj në zhvillimin e industrisë së sigurimeve.

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës në vazhdimësi do të ketë takime me Shoqata e vendeve si ajo e Hungarisë, Kroacisë dhe vende të tjera.