Dështon mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik në mungesë kuorumi

Ekonomia November 14, 2018 - 13:43
Lexo detajet!

Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, në mungesë kuorumi nuk ka arritur të diskutoj për funksionalizimin e ndërmarrjes "Trepça", siç kishte planifikuar.

Ndonëse në këtë mbledhje për të raportuar ishte i ftuar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ai nuk ishte prezent, raporton Zëri.Info

Kryetarja e këtij Komisioni tregoi se është e detyruar ta mbyll mbledhjen, teksa e ka quajtur papërgjegjësi mosprezencën e deputetëve.

"Nuk po di si të sillem në mungesë te kuorumit nuk mund ta hap mbledhjen. Është një papërgjegjësi e të gjithëve", ka thënë shkurt ajo/Zëri