Bunjaku: Bordi i Telekomit është politizuar

Ekonomia November 13, 2018 - 14:14
Lexo Detajet

Fatban Bunjaku nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë thirrje dje Prokurorisë së shtetit që ta bllokoj kontratën me kompaninë Z-mobile, si dhe të veproj në kompetencat e saj karshi kontratave kriminale që po e grryejnë Telekomin.

Këto komente Bunjaku i “Vetëvendosjes” i bëri gjatë një konference për media, ku mes tjerash shpalosi edhe parregullsi të tjera të kësaj kompanie, transmeton zeri.info.

Mosveprimin e qeverisë Bunjaku e konsideron si pjesëmarrje aktive në rrënimin e qëllimshëm të kësaj kompanie publike.

“Dje janë bërë 4 muaj prej që në Kuvendin e Kosovës u miratua rezoluta në lidhje me Telekomin, kurse qeveria nuk ka ndërmarrë as edhe një hap për zbatimin e 12 pikave të saj.”ka thënë përfaqësuesi i Vetëvendosjes.

Sipas tij qeveria e Kosovës e emëroi në krye të kësaj kompanie publike një bord plotësisht  jo kompetent.

“Emërtuan një kryeshef ekzekutiv si z.Gent Begolli i cili nuk e njeh dhe nuk e ka as abc-në e përvojës për menaxhim të një kompanie në fushën e telekomunikacionit.

Aktualisht kompania publike, Telekomi i Kosovës është pa kryeshef ekzekutiv, dhe kryeshefi i cili na kumtonte se është duke e sanuar gjendjen në Telekom, dhe na paralajmëronte për plane të mëdha që ka në këtë kompani, papritmas dha dorëheqje”ka thënë Bunjaku per “Zerin”.

Së fundi kreu i Telekomit, Gent Begolli ka dhënë dorëheqje nga detyra./ZERI