KMDLNJ: Ndërtimtarët po shkaktojnë kaos të trafikut në Prishtinë

Ekonomia November 13, 2018 - 13:11
Lexo Detajet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut po cilësojnë se që një kohë të gjatë trafiku urban është i stërngarkuar me automjete, dhe se fajtorë për këtë sipas tyre janë edhe kompanitë e ndërtimit.

Madje për zgjidhjen e këtij problemi KMDLNJ, ka edhe një propozim për drejtoritë përkatëse në Komunën e Prishtinës.Komunikata e KMDLNJ-së:Një kohë të gjatë trafiku urban dhe ndërurban i Prishtinës është i stërngarkuar me automjete duke e sjellë këtë trafik në gjendje kolapsi .

Sidomos trafiku është i stërngarkuar dhe i mbipopulluar me vetura nga ora 7.00 e mëngjesit deri në ora 10.00 dhe nga ora 15.00 deri në ora 18.00 , pas dite. Që të jetë edhe më keq , po në kohën kur kemi trafik të stërngarkuar , me kolona të gjata e në disa raste edhe bllokim total , mund të shihnë me dhjetra kamionë që bartin dhe apo materiale tjera inerte nga kantieret e ndërtimit , deri te vendi ku i shkarkojnë këto materiale.

Gjithashtu mund të shihni dhjetra “ betonjerka “ të cilat përveçse e dëmtojnë shtresën e asfaltit , lënë prapa vetes edhe betone të mbetura e që pastaj bëhen pjesë e asfaltit duke krijuar shtresa që dëmtojnë veturat tjera. Mos të flasim edhe për automjete tjera të rënda për zbrazjen e “ betonjerkave “ dhe të gjitha këto , së bashku , kontribuojnë shumë në bllokimin e trafikut.

Drejtoritë përkatëse të komunës së Prishtinës duhet të vendosin rregull në trafikun urban duke shfrytëzuar përvojat e qyteteve tjera të mëdha e që janë përballur me të njëjtin problem përkatësisht duhet të ndalojnë qarkullimin e makinerisë së rëndë të ndërtimit gjatë kohës kur ka stërngarkim , nga ora 7.00- 10.00 të mëngjesit si dhe nga ora 15.00 – 18.00 të mbrëmjes.

Ky kufizim do të vlente vetëm gjatë ditëve të punës kurse jo edhe gjatë fundjavës si dhe ditëve të festave. Nuk mund të gjeni qytet në Europë ku makineritë e rënda për ndërtim qarkullojnë për qendër të qytetit apo me orar të plotë .

Ata që pajisen me leje ndërtimi e kanë të caktuar orarin kur këto makineri mund të përdoren sikur edhe rrugët ku mund të lëvizin.Drejtoritë përkatëse të komunës së Prishtinës , në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës duhet të gjejnë një zgjidhje sidomos për periudhën dimërore që të kufizojnë lëvizjen e veturave dhe mjeteve tjera të transportit duke kufizuar përdorimin e një veture për një familje gjatë një dite , nëse i kanë dy ose më shumë vetura sikur që edhe të vendoset një taksë e veçantë për ata që me çdo kusht duan të hyjnë me veturë në qendër të qytetit.Në mungesë të vendeve për parkim , komuna e Prishtinës duhet t’i shrytëzojë të gjitha hapësirat publike për parkim me pagesë përjashtuar këtu banorët e përhershëm në atë lokacione.

Në këtë mënyrë do të kontribuohej në përmirësimit e cilësisë së ajrit , do të zvogëlohej stërngarkimi i trafikut dhe do të krijohej një fond shtesë për mirëmbajtjen e rrugëve të qytetit të Prishtinës.

Me një stërngarkim të trafikut që e kemi tani në Prishtinë , me tendencë të përkeqësimit , me uzurpim të trotuareve dhe hapësirave tjera , skajshmërisht kufizohet dhe rrezikohet lëvizja sikur edhe rritet ekstremisht ndotja e ajrit e që të dyja llogariten si të drejta elementare të njeriut e që shkelen në mënyrë flagrante. Mos të flasim për pasojat për të sëmurët , ndihmën e shpejtë , shërbimi i zjarrëfikësve , nxënësit , studentët dhe të punësuarit që nuk kanë qasje të shpejtë për shërbime , shkollim dhe për të punuar .Përfundimisht komuna e Prishtinës , së bashku me Ministrinë e Industrisë duhet të gjejnë zgjidhje për vendosje të rregullit në trafikun urban dhe ndërurban në Prishtinë.