Astrit Haraqija synon drejtimin e Administratës Tatimore të Kosovës

Ekonomia November 13, 2018 - 08:55
Lexo Detajet

Deri të premten do të jetë i hapur konkursi për drejtorë të Administratës Tatimore të Kosovës.

Në mesin e një numri të aplikuesve është edhe ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Haraqija, duke shtuar se i plotëson të gjitha kushtet për këtë pozitë.

“Qe shtatë vite pa punu, edhe duhet me punu. Kushtet të gjitha i plotësoj. Dy vjet kryeshef,tri e gjysëm ministër, një vit zv/ministër i financave bash me ATK jam marrë, i dënuar s’jam”, tha Haraqija për Insajderin.

Astrit Haraqija ka qenë ministër i Kulturës në periudhën 2014-2017.

Më datën 15 dhjetor të vitit 2016 Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte shqiptuar dënim me kusht Astrit Haraqisë, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Por në muajin qershor të vitit 2017, Gjykata e Apelit kishte marrë aktgjykimin lirues ndaj Haraqisë dhe Valton Beqirit, dy ish-ministrave të Kulturës.

Ata dyshoheshin për financimin e një filmi, që Prokuroria pretendonte se nuk është realizuar asnjëherë.

Për pozitën e të parit të ATK-së u raportua se është edhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar  të Prizrenit, Shaqir Totaj.

Konkursi për të partin e Administratës Tatimore është shtyrë deri më datën 16 nëntor.

Aktualisht këtë institucion e kryeson Sakip Imeri.