KEDS investon në Firzë të Gjakovës

Ekonomia November 09, 2018 - 13:56
Lexo detajet!

Fshati Firzë, i njohur si fshat piktoresk pranë Gjakovës është vendinë të cilin Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka përfunduar investimet në rrjetin elektrik.

Në këtë lokacion janë vendosur shtylla betoni për tension të ulët dhe të mesëm, kabllo dhe një trafo e re.

Zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala, është shprehur se investimi në këtë vend ka qenë i nevojshëm për shkak të rrjetit tëvjetruar.

“46 shtylla betoni për tension të ulët, shtatë për tension të mesëm, 2 mijë e 200 metra kabllo ajrore për tension të ulët dhe një trafo e re me fuqi 100 kvA janë vendosur në kuadër te projektit që KEDS ka përfunduar në rajonin e fshatit Frizë të Gjakovës”, ka thënë Buzhala.

Nga ky projekt kanë përfituar 35 familje. Në këtë numër janë edhe familjet Hilaj, Dreni, Bisaku, Dedaj dhe të tjerë.

Përfitimet janë të natyrës së ngritjes së cilësisë sëfurnizimit, kualitetit dhe mbi të gjitha furnizimit me tension stabil. Kjo e fundit ka qenë problematike ndër vite për ekonomitë familjare këtu dhe shpesh herë ka shkaktuar dëme edhe në amvisëri.

Banorët tashmë shpresojnë se probleme të tilla do t'i takojnë të kaluarës. Fanol Dedaj banorëi kësaj ane thotë se shpresat mbeten të mëdha në këtë projekt investiv meqë Firza ka njerëz punëtorë që e meritojnë investimin.

“Pres që vuajtje të tilla për ekonomitë e zonës dhe përditshmërinë e jetës së banorëve më mos të ketë. Është punuar ndër vite”, thotë Dedaj.

Për investimin në Firzë të Gjakovës ështëdeklaruar edhe i pari i Gjakovës Ardian Gjini. Gjini është shprehur mirënjohës për projektet e KEDS-it në rajonin e Gjakovës, meqë ka ri potencuar se rajoni në fjalë ka pësuar dëme të mëdha në të gjitha fushat e jetës që nga lufta e fundit.

“Firza por edhe pjesët tjera që kanë qenë emergjencë për investime të KEDS-it normalisht që janë interes edhe i yni meqë ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së banorëve. Komuna është gati çdoherë të luaj rolin e vet në projekte të tilla bashkë me qytetarët dhe KEDS-in”, ka thënë Gjini.