Ekonomia

Shteti 'mik' i Kosovës e kundërshton masën tregtare të vendosur ndaj Serbisë

Shteti 'mik' i Kosovës e kundërshton masën tregtare të vendosur ndaj Serbisë
08 nëntor 2018 • 22 : 35

Lexo Detajet

Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadez sot në Vienë i dorëzoi një letër Sekretarti të Përgjithshëm të Ministrisë të Eknomisë austriake për rastin e vendimit të Kosovës për tatimin shtesë të taksës për mallrat që importohen nga Serbia në Kosovë.

“Austria është një partner i besueshëm në Dhomën Serbe të Tregtisë në këto procese. Me mbështetjen e Austrisë, ne krijuam qendrën për Transformimin e Ekonomisë Digjitale dhe filluam transformimin digjital të ekonomisë”, u shpreh kryetari i Odës Ekonimike serbe, Marko Çadez.

Ai u shpreh se Serbia është duke vazhduar me projekte të reja dhe po punon me kompani austriake që së bashku të aplikojnë proceset e digjitalizimit, sidomos teko kompanitë e vogla dhe të mesme në Serbi, transmeton lajmi.net.

Çadez gjithashtu ka dorëzuar një letër tek presidenti i Dhomës së Tregtisë së Austrisë, Harald Marer duke kërkuar që të shfuqizohet masa tarifore nga Kosova për importin e mallrave serbe.

“Kemi ardhur në mirëkuptim dhe gatishmëri të madhe të përfaqësuesve të institucioneve austriake për t’u angazhuar në zgjidhjen e këtij problemi dhe në shfuqizimin e këtij vendimi të paarsyeshëm”, u shpreh Çadez.

Pra, shteti austriak është kundër vendimit të Kosovës për vendosjen e taksës prej 10% ndaj produkteve serbe dhe rrjedhimisht atyre që importohen nga Bosnja dhe Hercegovina dhe ky reagim ka ardhur pas letrës së dërguar nga kryestari i Odës Ekonomike serbe, Marko Çadez.

© zëri.info