Kosovarët të pasigurtë për cilësinë e prodhimeve vendore, prodhimet serbe-kancerogjene

Ekonomia November 08, 2018 - 18:29
Lexo Detajet

Kosova vazhdon të importojë mallra nga vendet fqinje, veçmas nga Serbia. Ndërsa në anën tjetër edhe konsumimi i produkteve vendore ende nuk është në nivelin e dëshiruar.

E për këtë njohësit e çështjeve ekonomike thonë për “Indeksonline” se ekzistojnë disa faktor, së pari ka të bëj me nivelin e ulët të prodhimtarisë vendore dhe paragjykimit ndaj këtyre produkteve, por se edhe Qeveria e Kosovës duhet t’u krijojë lehtësira prodhuesve vendor.

‘Konsumi i prodhimeve vendore ka një trend rritje, por ende nuk është në nivelin e dëshiruar. I pari ka të bëj me nivelin e ulët të prodhimtarisë në vendin tonë. Në pamundësi të prodhimit të produkteve të mjaftueshme detyrohemi të importojmë nga jashtë. Ekziston edhe një paragjykim i gabuar për prodhimet vendore se ato janë më pak kualitative. Në fakt është e kundërta, në Kosovë ka prodhime që janë shumë më cilësore se ato që importohen. Me vet faktin se mbi 300 milion euro mallra të Kosovës eksportohen kryesisht në vendet e BE-së, kjo tregon se ato kanë kualitet, në të kundërtën do të pamundësohej eksportimi i tyre”, shprehet eksperti i ekonomisë, NaimGashi.

Që nuk ka një vetëdije popullore për konsumimin e produkteve të shtetit të Kosovës pavarësisht paralajmërimit se produktet veçmas ato serbe janë kancerogjene, e thotë edhe eksperti tjetër kosovar i ekonomisë, LulzimBeqiri.

“Republika e Kosovës është importuese e shumicës se produkteve që konsumon, dhe kjo është tepër shqetësuese. Shpeshherë kemi hasur në medie të shkruara dhe elektronike për problemet me produkte të importit sidomos nga Serbia që, sipas shumë hulumtimeve, janë edhe kancerogjene dhe kompanitë serbe kanë edhe linja të veçantë prodhimi për Kosovë pa kurrfarë standardi”.

Beqiri një pjesë të fajit ia hedh edhe Qeverisë së Kosovës, pasi që sipas tij ata duhet të mbështesin më shumë prodhuesit vendor, duke ulur kamatat dhe të bëjnë hartimin e politikave fiskale të mirëfillta dhe zhvillimore. Por ai thotë se edhe kompanitë vendëse duhet të rrisin kapacitetin dhe të kenë respekt për konsumatorin.

“Kompanitë kosovare duhet te rrisin edhe kapacitetin e prodhimit edhe cilësinë sepse konsumatori i sotit është shumë më kërkues se sa vitet e kaluara, andaj duhet te rritet cilësia, kreativiteti në dizajne, marketing i mirëfilltë, respekti special maksimal për konsumatorin dhe njëherit edhe fushatë serioze profesionale për promovim të produkteve vendore, siç janë panairet, eventet e ndryshme etj”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës këtë javëka rritur taksën në importe për mallrat që vijnë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina prej 10 përqindësh dhe kjo ka ardhur si përgjigje për fushatën kundër Kosovës.

Kjo u përshëndet edhe nga kryeministri RamushHaradinaj, i cili ka thënë se këtë vendim e kanë miratuar për të mbrojtur produktet vendore.

Kujtojmë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 2008 e deri më 2016, Kosova ka importuar nga Serbia produkte në vlerë prej 2.638 miliardë euro.