'Kompania gjermane' që prezantoi 2 mijë vende pune, në pritje të licencimit

Ekonomia November 08, 2018 - 14:19
Lexo tjera detaje

Kompania B.S.B Aviation e cila prezantonte 2 mijë vende pune në fushën e aviacionit në aeroportin e Frankfurtit në pritje të licencimit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenës Sociale.

Kështu ka njoftuar B.S.B Aviation permes një njoftimi në “Facebook”, ku thuhet se zyra e tyre në Prizren pritet të hapet menjëherë pas konfirmimit por licencim dhe pas përshtatjes së ligjeve të Republikës së Kosovës, përcjell “Zëri.Info”.

“Ne B.S.B Aviation ju njoftojmë që jemi në pritje të licencimit për punë nga Ministria e punës dhe mirëqenies sociale.

Zyra e cila ndodhët ne Prizren, do të hapet pas konfirmimit dhe përshtatjes së ligjeve të Republikës së Kosovës.

Posa të marrim vendimin e licencimit do të njoftoheni nga ne.

Gjithashtu ju njoftojmë se faqja B.S.B Aviation në Facebook është burimi i vetëm i saktë i të gjitha informacioneve që kanë të bëjnë me B.S.B Aviation.”, thuhet në njoftim./ZËRI