Rukiqi: Si mund të lëvizin mallrat me Serbinë e Bosnjën, kur nuk lejohet levizja e njerëzve?!

Ekonomia November 07, 2018 - 22:31
Lexo tjera detaje

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka thënë se masat e vendosura ndaj produkteve serbe nga Qeveria e Kosovës mund të konsiderohen sanksione politike.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe mund të qëndrojë për shkak të situatës jo-unike në të cilën ndodhet BE-ja.

“Por, rrethana që mund të ndryshojë vendimin e Kosovës, mund të jetë se Kosova këtë vit mund të kryesoj me CEFTA. Vizita e Johanes Hahn në Kosovë mund të ndikojë te Kosova të anulojë këtë taks ndaj produkteve serbe”, tha Rukiqi.

Kryetari i Odës Ekonomike ka thënë se Kosova ende nuk e ka aftësinë të plotësoj nevojat pa importimin e disa produkteve.

“Ne mund edhe të bëjmë bllokadë totale ndaj produkteve serbe, por nuk mund të zhdukim nevojën e importit brenda ditës”.

Rukiqi ka thënë se është e rëndësishme për Kosovën të ndërtojë një model ekonomik për dekadën e ardhshme.

“Nëse kjo dekadë ka qenë e importit, tani është koha të ndërtojmë një dekadë ku do të kemi rritje të eksporteve, dhe të kemi prodhime tona që do të jenë konkurrente në tregjet botërore”, deklaroi ai.

Kryetari i Odës Ekonomike ka thënë se CEFTA asnjëherë nuk ka funksionuar për Kosovën.

“BE ka shkelë marrëveshjen e asocim-stabilizimit. Si mund të ketë lëvizje të mallrave me Bosnjën kur nuk kemi lëvizje të njerëzve…”, deklaroi ndër të tjera Berat Rukiqi.