Ministri Lluka merr një vendim për punëtorët e KEK-ut

Ekonomia October 23, 2018 - 20:28
Lexo lajmet e fundit nga vendi!

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë një vendim përmes të cilit i ndalohet KEK-ut që të shpërndaj thëngjill për punëtorët e tij, transmeton "Zëri.info". 

Lluka këtë vendim e ka arsyetuar duke thënë se ndikonte negativisht dhe drejtpërdrejt në cilësinë e ajrit.

Postimi i plotë i Llukës: 

Sot kam nënshkruar një vendim që ndalon KEK-un për të shpërndarë, në formë dhurate, thëngjill për të gjithë punëtorët e tyre.

KEK ka mbi 5000 punëtor dhe deri më tani ka dhënë 10 ton për secilin prej tyre, apo ndryshe mbi 50,000,000 kg të cilat ndikojnë negativisht drejtëpërdrejtë në ajrin që thithim çdo ditë pasi që thëngjilli i djegur në shtëpi, nuk është i trajtuar siç duhet dhe nuk përdorët asnjë filtër gjatë ngrohjës.

Një vendim i tillë nuk është aspak i lehtë duke konsideruar aspektin social në vend (forma më e lirë e ngrohjës së ambientit ku jetoni), por meqenëse KEK-u ka rritur rrogat këtë vit për të gjithë punëtorët për 100 EUR në muaj (apo 1200 EUR në vit), mendojmë që ka ardhur koha të mendojmë për shëndetin e fëmijëve dhe më të dashurve tanë.

Vendimi ëshë bazuar në arsyet si më poshtë:

  • Dhënia e qymyrit është praktikë e mbrapsht e cila mbi të gjitha dëmton afarizmin e ndërmarrjes,
  • Qymyri është ndotës i jashtëzakonshem i ajrit si i tillë dhe bie ndesh me politikat strategjike për mjedis,
  • Konsiderojmë se niveli i tanishëm socio-ekonomik mundëson mënyra alternative të ngrohjes në ekonomi familjare,
  • Që nga marrja e mandatit, kam punuar në zgjerimin e rrjetit të kogjenerimit dhe do të vazhdojmë të përkahim projekte të tilla për qytetet që kanë ngrohtore qëndrore,
  • Qymyri i dhuruar është tregtuar jashtëligjshëm me vite nga punëtorët duke i shkaktuar humbje kompanisë së licencuar për treg të qymyrit, Kosova Thëngjill.

Ky vendim rregullon pjesërisht problemin në vend pasi që është edhe një sfidë tjetër, ajo e nxerrjes ilegale të thëngjillit! 

Image