Qendra e Trajnimeve të KEK-ut ofron trajnime edhe për të interesuarit jashtë KEK-ut

Ekonomia October 19, 2018 - 13:24

Qendra e Trajnimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), i ka rritur kapacitetet e saj dhe tani ofron trajnime edhe për të gjithë të interesuarit jashtë institucionit, njofton KEK-u, transmeton zeri.info.

Sipas komunikatës së lëshuar, qendra ofron trajnime për saldim, makineri të rënda etj dhe për këtë posedon laboratorë profesional në disa fusha.

Të trajnuarit e kanë mundësinë të pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht pas trajnimit./ZERI

Image
Image