Banorët e Harilaqit të Fushë-Kosovës i revolton deponia

Ekonomia October 18, 2018 - 23:22
Lajmet e fundit nga vendi

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendim për vendosjen e deponisë së materialeve të rrezikshme në Harilaq të Fushë-Kosovës. Te revoltuar me këtë vendim të Qeverisë janë banorët e kësaj komune, raporton “Zëri.info”.

Sipas banorëve të kësaj komune ky vendim i qeverisë është duke i prekur ata në lirinë e tyre dhe në shkatërrimin e ambientit të shëndoshë.

Të paktën këtë gjë e ka deklaruar aktori i njohur Jeton Zogiani i cili zëshëm po kërkon shfuqizimin e këtij vendimi.

“Edhe kete liri te paket qe e kemi, mos e prekni! Po e bejme per femijet tane, e bejme nje ambient te shendoshe. Ju lutemi, mos na i mbyllni dritaret qe i hapim ne mengjes...”, ka shkruar Zogiani në një postim në “Facebook”.

Kërkesa e këtyre banorëve ka shkuar aq larg sa që i ka detyruar ata të bëjnë edhe një peticion kundër këtij projekti.

Peticion kunder projektit te demshem te deponise se mjeteve te rrezikshme qe eshte planifikuar te vendoset ne fshatin Harilaq ku prek edhe disa fshatra te tjera”, thuhet në një postim tjetër të aktorit. /ZËRI

Image