Fondacioni 'Golden Eagle' edhe këtë vit fillon fushatën për dhurimin e 100 bursave

Ekonomia October 13, 2018 - 16:00

Fondacioni Humanitar Golden Eagle në bashkëpunim me Kompaninë “Frutex” nga sot filloj fushatën për mbledhjen e fondeve për 100 bursa për student, për vitin akademik 2018/2019.

Të drejt aplikimi kanë të gjithë studentët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia.

Kjo fushat mundësohet nga “Frutex”, ku për çdo produkt të shitur Relax ndan 5 cent. 

Vlera e përgjithshme e këtyre bursave do të jetë 72,000 Euro.

Afati i fundit për aplikim është deri më datën 20.11.2018.

Një fushatë të tillë, Fondacioni Humanitar Golden Eagle e ka organizuar edhe në vitin 2015, ku kishte ndar 100 bursa në vlerë financiare prej 90,000 €.

Kjo fushat fillon me moton: 'Edukimi është e ardhmja'.