Ekonomia

Agim Bahtiri me memorandum për dekorimin e sheshit për festat e fundvitit

Agim Bahtiri me memorandum për dekorimin e sheshit për festat e fundvitit
13 tetor 2018 • 14 : 20

Lexo lajmet e fundit nga vendi!

omuna e Mitrovicës ka njoftuar se ka nënshkruar një memorandum për dekorimin e sheshit festiv ‘’Mitrovica Feston 2018- 2019’’.

Në njoftimin e Komunës së Mitrovicës thuhet se Komuna ka nënshkruarr memorandum bashkëpnimi me shoqatën Kulturo- Artistike AD LIBITUM.

Sipas organizatorëve Arben Ademi dhe Vejsel Abdurrahmani, këtë vit dekorimi do të ketë ndryshime të dukshme në të tri anët e sheshit.

‘Përveç pjesës derkorative organizatorët i kanë ftuar kafiteritë e njohura ë qytetit për bashkëpunim me ç’rast qytetarëve do t’iu shërbehen produkte të ndryshme në shtëpizat e drunjta’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Komuna poashtu ka njoftuar se gjatë muajit dhjetor- janar do të organizohen edhe koncerte ku do të performojnë artist të njohur.

Gjithë këtë dekorim të sheshit, Komuna ka njoftuar se do ta bëjë përmes donatorëve privat dhe bizneseve të ndryshme dhe nuk do të ketë inplikim financiar nga ana e Komunës së Mitrovicës e cila do të asistoj vetëm në aspektet tjera organizative.

© zëri.info