Lluka: Ja kur do të përfundojë ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”

Ekonomia October 10, 2018 - 18:45
Detajet

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, është shprehur se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” do të përfundojë në afat të paraparë, transmeton zeri.info.

Lluka në një status në Facebook po ashtu ka premtuar që Kosova nuk do të varet nga importet e energjisë, por nga potencialet që ka./ZERI

Ja postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re, siç është komunikuar deri më tani, është projekti më strategjik për vendin dhe zhvillimin ekonomik të saj që nga pas lufta, andaj, ju siguroj që së bashku me investitorin ContourGlobal, do të punojmë që ky projekt të përfundoj në afat të paraparë.

Ne nuk do të bëjmë kompromise në dëm të sigurisë shtetërore të furnizimit me energji elektrike. Si ministër i këtij vendi, përgjegjës për energji, nuk do ta lejoj që Kosova të varet nga importet e energjisë, duke zhvilluar aktivitet ekonomik dhe punësime për vende tjera, përderi sa ne kemi potenciale të jashtëzakonshme të gjenerojmë energji jo vetëm për nevoja tona, por edhe për eksport. Ne duhet të sigurojmë pavarësi energjetike dhe nuk ka alternativë tjetër, ashtu siç nuk kemi alternativa tjera për gjenerim të energjisë elektrike.

ContourGlobal është në rrugë të drejtë të sigurimit të financimit të këtij projekti nga burime të ndryshme siç janë agjencitë eksportuese shtetërore dhe institucionet financiare ndërkombëtare.