Kërkohet reflektimi i Qeverisë për sigurimin shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës

Ekonomia October 10, 2018 - 15:37
Lexo tjera detaje

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme Bejtush Gashi dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës Valbona Kamberi,  me të cilët ka diskutuar për  sigurimin shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës.

“Ata na ruajnë neve, e ne duhet të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Policia e Kosovës si duket më në fund po trajtohet me më dinjitet nga Qeveria e Kosovës. Sot në një takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme z.Bejtush Gashin dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës znj.Valbona Kamberi biseduam për sigurimin shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës. Të gjithë u pajtuan, tashme vetëm duhet një vendim Qeveritare për ta jetësuar atë në praktikë”, është thënë në njoftimin e Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.