Ekonomia

Punëtorët e KEK-ut të interesuar të dhurojnë gjak

Punëtorët e KEK-ut të interesuar të dhurojnë gjak
10 tetor 2018 • 14 : 59

Lexo tjera detaje

Punëtorët e Kosovës B gjatë ditës së sotme kanë dhuruar gjak.

Sipas punëtorëve të KEK-ut ky veprim është para se gjithash çështje humane, kurse zyrtarë nga transfuzioni i gjakut janë shprehur të kënaqur me interesimin e punëtorëve për të dhuruar gjak.

Driton Azemi, punëtor i KEK-ut tash e katër vjet çdo herë dhuron gjak.

Azemi: Jam dhurues i gjakut që katër vjet

Gjak dhuroj që tri-katër vjet rregullisht prej që vinë këtu jam dhurues i gjakut. Ndjenjë e mirë, kur dhurohet gjak, të lehtësohet trupi, e ndjej pak më lehtë vetën”, tha Azemi.

Gjak dhuron tash e sa kohë edhe Enis Restelica. Duke thënë se është i gatshëm të dhurojë gjak sa herë që ka aksione të tilla.

Restelica: Unë dhuroj gjak çdo vit

“Ne i përgjigjemi çdo vit, dhurojmë, kulmi i së mirës është që angazhimi me dhuru gjak. Ndjehem mirë absolut, shumë më mirë”, tha Restelica.

Melania Gjocaj, zyrtare për marketing në Transfuzionin e gjakut thotë se kanë një bashkëpunim të mirë me punëtorët e KEK-ut tash e 10 vjet, dhe se interesimi për një aksion të tillë është i madh.

Gjocaj: Jemi të kënaqur me interesimin e punëtorëve për këtë aksion

Video:

“Ky bashkëpunim ka filluar tash e 10 vjet dhe po vazhdon deri në ditët e sotme. Dje kemi pas termocentralin A të cilët kanë dhuru gjak, kemi pas një pritje shumë të mirë, ku kanë dhuru gjak një numër i konsiderueshëm i dhuruesve të gjakut. Sot aksioni ka filluar në orën 10:00 dhe do të përfundojë në orën 14:00, ku siç po shihet edhe interesimi është i madh i dhurusve të gjakut”, tha Gjocaj.

Falenderues për këtë interesim të punëtorëve u shpreh edhe zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Skënder Bucolli.

Bucolli: Tash e dhjetë vjet punërët në nivel të KEK-ut dhurojnë gjak

“Korporata energjetike e Kosovës ka rreth pesë mijë punëtorë dhe tash më se 10 vite në nivel të KEK-ut dhurohet gjak. Kemi edhe departamentin e rekultivimit të cilët e bëjnë këtë aktivitet në çdo do tre muaj. Ky aktivitet ka filluar me iniciativën e transfuzionit të gjakut, ka filluar dje në termocentralin Kosova A” tregoi Bucolli.

Aksioni i dhurimit të gjakut do të vazhdojë edhe nesër në departamentin e prodhimit të qymyrit.

© zëri.info