Njazi Thaqi: KEK-u, adresë e ngritjes profesionale për kuadrot e reja

Ekonomia October 09, 2018 - 17:18
DETAJET

Ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaqi, ka thënë se KEK-u është bërë një adresë e duhur që ofron mundësi në ngritjen profesionale dhe praktike të kuadrove të reja, duke rritur kapacitetet edhe në Qendrën e Trajnimeve, në disa lami për të cilat aktualisht por edhe gjithherë do të ketë nevojë tregu i punës.

Këtë deklaratë Thaqi e ka dhënë para studentëve të certifikuar në programin e Repower Kosovo “Ngritja e kapaciteteve të studentëve në sektorin energjetik të Kosovës”.

“Çdo herë është kënaqësi të shohim gjenerata të reja që arsimohen mirë, diplomojnë dhe kualifikohen si profesionist për tregun e punës. Kjo gjithmonë është dhe do të mbetet perspektiva dhe e ardhmja e një gjenerate të re, e ardhmja e një shteti që synon të ketë progres, rritje ekonomike dhe zhvillim”, ka thënë ai.

Thaqi ka thënë se për të është kënaqësi që është këtu për ta përfaqësuar Korporatën Energjetike të Kosovës, ku për gjashtë muaj studentët kanë avancuar shkathtësitë e tyre praktike.

[Fotografia e Njazi Thaqi]

“Keni pasur mundësinë të merrni mësimet e para duke qenë drejtpërsëdrejti në kontakt me makineritë dhe teknologjinë e KEK-ut. Pra në TCA, TCB dhe Miniera, ku ju keni ndjekur punën praktike dhe keni mësuar procesin prej ku eksplorohet thëngjilli e deri të prodhimi i energjisë elektrike. KEK-ut tashme është bërë një adresë e duhur që po ofron këtë mundësi në ngritjen profesionale dhe praktike të kuadrove të reja, duke rritur kapacitetet edhe në Qendrën e Trajnimeve, në disa lami për të cilat aktualisht por edhe gjithherë do të ketë nevojë tregu i punës. Jemi duke punuar shumë në këtë drejtim”, është shprehur ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaqi.

Ai ka theksuar se mbetet thellësisht i përkushtuar që të mbështes iniciativa të tilla për ngritje profesionale për të bartur njohurit tek brezi i ri.

Thaqi ka pohuar se do t’ju jetë mirënjohës donatorëve që po përkrahin në ngritjen e kapaciteteve profesionale në KEK.

[Fotografia e Njazi Thaqi]

“Një falënderim të veçantë për mbështetjen e vazhdueshme të USAID-it e po ashtu edhe Repower Kosovo për realizimin e projektit ‘Ngritja e kapaciteteve të studentëve në sektorin energjetik të Kosovës’. Mirënjohje për punën e shkëlqyeshme të AUK-ut dhe Universitetit të Prishtinës”, ka thënë Thaqi./Epoka e re

Image

Image