Z Mobile jep goditjen e fundit Telekomit të Kosovës, tenton ta falimentojë

Ekonomia October 04, 2018 - 17:55
Vendimi

Kompania telefonike “Z Mobile” e cila udhëhiqet nga “Devolli Group” me pronar Blerim Devollin, ka ushtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Telekomit të Kosovës, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë, i cili obligon PTK-në që ta kompensoi “Z Mobile” me 32 milionë euro për mos respektim të marrëveshjes.

Bazuar në një vendim gjyqësor të siguruar nga “Gazeta Blic” më 25 shtator të këtij viti, “Z Mobile” ka deponuar padi në departamentin e krimeve ekonomike, kështu duke ia rrezikuar edhe qëndrueshmërinë financiare PTK-së.

“Njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të huaj të Arbitrazhit, e kërkon propozuesi” Dardafon-Net, LLC”, me seli në fsh. “Miradie e Epërm” Fushë Kosovë, kundër kundërshtarit të propozimit “Telekomi i Kosovës” me seli në Prishtinë, me propozimin e parashtruar me dt. 17.07.2018, pran Gjykatës Themelore-Departamenti për Çështjen ekonomike në Prishtinë”, thuhet në këtë vendim, kopje te të cilit ka siguruar edhe “Gazeta Blic”

Z-Mobile ushtron padi ndaj PTK-së

Megjithatë në maj të vitit të kaluar disa muaj pasi Gjykata e Arbitrazhit vendosi që ta dënonte Telekomin me 32 milionë euro për mosrespektim të marrëveshjes me Z Mobile, ish-shefi i Telekomit, Agron Mustafa, bashkë me menaxhmentin e Z Mobile kishin arritur një kompromis komercial. Mustafa e Devollët me një paraqitje disa minutëshe para mediave treguan se si kishin vendosur që të bënin një kompromis në mënyrë që Telekomi t’i shmangej pagesës së 24 milionë eurove sepse 8 milionë tashmë i janë paguar. Nuk dhanë detaje se mbi cfarë u morën vesh.

“Ne sot kemi arritur një marrëveshje e cila shpëton nga falimentimi PTK-në. Telekomi i Kosovës mbetet i paprekur nga kjo padi, falë bisedimeve mes meje dhe Blerim Devollit dhe menaxhmentit të PTK-së dhe Z Mobile”, thoshte Mustafa, duke i paraqitur Devollët si shpëtimtarë të Telekomit.

Menaxhmenti i Z-Mobile thoshte se këtë po e bënte për qëllime fisnike, për të mos dëmtuar Telekomin, e nuk u tregua se çfarë duhej të jepej në këmbim të kësaj mirësie. Marrëveshja e dytë, po aq kriminale sa e para, u mbajt krejtësisht e fshehur.

“Z-Mobile është një kompani që kontribuon në zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë kosovare, e assesi të shuaj vendet e punës, të dëmtojë një kompani e aq më pak Telekomin”, kishte thënë Milot Gjikolli gjatë ditës së paraqitjes publike me Mustafën rreth kontates.

Bazuar në kontratën e nënshkruar në atë kohë, Telekomi është i detyruar t’i paguaj Z Mobile shpenzimet në Gjykatën e Arbitrazhit.

“Telekomi i paguan Dardafonit shumën totale 4,500,00.00 EUR në emër të kompensimit të shpenzimeve të procedurave juridike zhvilluar pranë Tribunalit të Arbitrazhit sipas rregullave të ICC”.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet PTK-së, gjegjësisht ish- drejtorit Shyqyri Haxha dhe kompanisë “Devolli” për krijimni e “Z mobile”, ishte kundërshtuar në vazhdimësi ga ekspertët e ekonomisë, për faktn se konsiderohej se e pafavorshme për Telekomin e Kosovës.

Kjo kontratë i ndante fitimet 72 përqind për “Z Mobile” dhe vetëm 28 përqind për kompaninë publike Telekomi i Kosovës.

Kjo ndarje, e cila ishte kundërshtuar nga të gjithë eksperëtët dhe publiku, i solli “Devolli Group” apo “Z mobile” një shumë prej 60 milionë eurove fitim, por megjithatë nuk iu mjaftoi. Shefi i kësaj kompanie telefonike Blerim Devolli, paditi Telekomin dhe fitoi edhe shumën prej rreth 32 milionë eurove në Gjykatën e Arbitrazhit në Vjenë. /

Image