Ministri e Infrastrukturës merr një vendim të rëndësishëm për të gjithë shoferët

Ekonomia September 24, 2018 - 15:55
Lexo detajet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes një komunikate për media ka dhënë sqarim për procesin e ritestimit për patentë shoferë, shkruan "Zëri.info".

Ai ka thënë që procesi i pajisjes me patentë shoferë do të përshtatet me direktivat e Bashkimit Evropian.

"Procesi i pajisjes me licencë për vozitësit në Kosovë, do të përshtatet me direktivat e BE-së. Kosova si një vend që ka aspirata për tu integruar në familjen Evropiane duhet të përgatitet në këtë drejtim. Tani për tani mund të themi se jemi vetëm në fazën kur po bëhet krahasimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së, në fushën e Patentë- Shoferit. Çdo ndryshim që mund të bëhet, në përshtatje të acquis communautaire, sigurojmë të gjithë qytetarët se nuk do të cenojnë të drejtat e tyre", ka thënë Lekaj, trasnemton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: 10.5 milionë euro produkte eksportohen nga Kosova në BE

Tutje Lekaj ka thënë që ritestimi i njohurive të rregullave të komunikacionit rrugor do të bëhet për të gjithë shoferët që vazhdimisht përsërisin kundërvajtjet në trafik.

"Ritestimi i njohurive të rregullave të komunikacionit rrugor do të bëhet për të gjithë shoferët të cilët përsërisin në vazhdimësi kundërvajtjet në trafik dhe për të cilët masat tjera si gjobat, tërheqja e pikëve negative dhe pezullimi i përkohshëm i patentë shoferit nuk kanë dhënë efekt. Prandaj ritheksojmë se këtij testimi do t'i nënshtrohen vetëm shkelësit e shumëfishtë të ligjit dhe rregullave të komunikacionit rrugor", ka thënë ai. /ZERI