Jepet interpretimi ligjor, Stavileci diskualifikohet nga gara për drejtor të KEK-ut (Dokument)

Ekonomia September 24, 2018 - 14:32
Lexoni më shumë detaje

Blerand Stavileci, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), aktualisht shef i kabinetit i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, nuk mund të vazhdojë garën më tutje për drejtor të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), pasi që zyra ligjore e MZHE-se i ka kthyer përgjigjen zyrës Ligjore të kryeministrit, ku i ka udhëzuar se me rastin e përzgjedhjes së drejtori të ri të KEK-ut duhet të respektohet në ligji për Ndërmarrjet Publike, e ku li ligj përjashton nga gara kandidatet që  gjatë 36 muajve të fundit patra aplikimit kanë qenë të emëruar politik.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri”, bëjnë të ditur se Zyra e kryeministrit sot gjatë ditës pritet ta dërgoj këtë interpretim ligjor të Bordi i drejtorëve të KEK-ut dhe me pas këta të fundit të vazhdohet me procedurat e përzgjedhjes së drejtorit të ri nga kandidatët tjerë në garë të cilët i plotësojnë kriteret dhe janë në harmoni me ligjin.

Image