79 mijë dëme paguhen për 7 muaj

Ekonomia September 24, 2018 - 12:46
Lexoni më shumë detaje

Gjatë 7 muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), numri i dëmeve të paguara  nga kompanitë e sigurimeve nga muaji  janar deri më korrik 2018 arriti shifrën 79,890 nga të cilat 79,700 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 190 nga kompanitë e sigurimit të Jetës, raporton zëri.info.

Gjatë 7 muajve të parë të këtij vit, sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) numri i kontratave mesa kompanive të sigurimit arriti në 619,380, duke shënuar rënie me 4.52% krahasuar me Janar – Korrik të vitit që lamë pas.

“Gjatë Janar - Korrik 2018, janë paguar dëme gjithsej 25,104,531 euro ose 0.17% më pak se gjatë Janar - Korrik 2017”, thuhet në raportin e BQK-së. /ZËRI/

Image