Zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore harxhojnë 10 mijë euro për telefona

Ekonomia September 23, 2018 - 23:54
Lexoni më shumë detaje

Ende nuk kanë objekt të vetin, por zyrtarët e komunës së Mitrovicës Veriore, të pakten sipas Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, i kanë vënë vetes prioritet blerjen e telefonave të serive të fundit

Për 10 sish, sipas një njoftimi të KRPP-së, janë ndarë 10 mijë euro, dhe tani është hapur tenderi për ofertuesit, njofton Klan Kosova.

Por, shefja e administratës së kësaj komune, Adriana Hoxhiq, mohon të jetë shpallur kësi tenderi. 

Megjithatë, ajo thotë se do të blihen edhe pajisje të tjera. /KlanKosova/