Vitin e ardhshëm autostrada bëhet me pagesë, ky është çmimi që do ta paguajnë qytetarët

Ekonomia September 19, 2018 - 11:24
Lexo detajet

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar se shfrytëzimi i autostradës me pagesë ka mundësi të bëhet vitin e ardhshëm, por që ata si Ministri janë duke shikuar fizibilitetin.

Ai u shpreh se çmimet do të jenë të arsyeshme që nuk e rëndojnë shumë xhepin e qytetarëve, derisa theksoi se tarifa rrugore e vendosur nga Shqipëria për të shfrytëzuar autostradën është e lartë.