Qeveria për 3 muaj shpenzoi 441.8 milionë euro nga 461.0 milionë të hyra sa kishte

Ekonomia September 13, 2018 - 17:13
Lexo detajet

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar llogaritë qeveritare të Kosovës në të cilën është paraqitur pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda tremujorit të dytë të këtij viti, ku thuhet se shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë ishte 461.0 milionë euro.

Sipas ASK-së, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 73% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

“Në TM2 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 441.8 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (34%), kontributet sociale dhe përfitimet (26%), formimi i kapitalit bruto (22%), dhe konsumi i ndërmjetëm 11%”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.